9.4 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Borrell shpreson se takimi i ri Kurti-Vuҫiq do të ndodhë para verës

- Advertisement -

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell ka thënë se shpreson se “para verës” do të vie deri te takimi i ri në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuҫiq në kuadër të dialogut në Bruksel.

Duke folur pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ku rrethanat në rajon ishin në rend të ditës, Josep Borrell deklaroi se ministrat evropian dëshirojnë të shohin përparim në proces të dialogut për normalizimin e raporteve.

“Kemi nevojë për qasje konstruktive dhe progres të shpejtë, proces të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Secila palë pajtohet rreth kësaj çështje por kur të ulen bashkë, atëherë përparimi bëhet i vështirë”, tha Borrell.

Ai në emër të 27 ministrave të jashtëm të BE-së porositi domosdoshmërinë e implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut.

Në takimin ministror të të hënës, morën pjesë edhe gjashtë ministra të jashtëm nga secili shtet i rajonit. Kosovën në këtë takim e ka përfaqësuar ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.

Në takim, gjithashtu është folur për nevojën që të lëvizet drejt liberalizimit. Josep Borrell në cilësinë e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian (KE) tha se vazhdojnë të përkrahin liberalizimin e vizave.

KE që nga viti 2018 insiston se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për regjimin pa viza, por akoma nuk është arritur vendimi politik në nivel të Këshillit të ministrave të BE-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit