Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Punës e Transfereve në lidhje me çështjen e TVSH-së për gastronominë.
Murati ka thënë se nuk kanë premtuar se do të vazhdojë reduktimi i TVSH-së në 8 për qind, teksa tha se këtë vit është rritur fitimi në sektorin e gastronomisë.
Në lidhje me këtë, Ahmeti tha se kjo qasje është “totalisht e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve”.
“Çka i bjen kjo? Gastronomët po fitojnë shumë e duhet me i nal? Edhe disa qebaptore kishin fitu goxha rritne TVSHnë në qebapa 20 përqind. A duhet me hap kafeteri në pronësi të qeverisë se sektori privat është armiku kryesor i Kosovës? Qasje totalisht e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve. TVSH edhe origjinën e ka në një mënyrë të lehtë e të thjeshtë të financimit të shpenzimeve publike kur shteti ka mungesë. Funksioni i dytë është motivimi apo demotivimi i veprimeve të caktuara. P.sh. Hiqet në libra për të motivuar leximin e shtohet në produkte të shtrenjta e të panevojshme apo të pashëndetshme për ti demotivuar blerjet”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti thotë se, “Pra ose po mendoni që kafeteritë janë institucione të mbrapshta e duhet të demotivojmë socializiminbose po mendoni që fitimi i rritur i dikujt nuk duhet lejuar. Në dyja rastet, absurditet. E që s’ka nevojë për financim shtesë për shpenzime publike tregon bilanci i fundvitit. 9 muaj nuk po zgjedhet OSHP që në mënyrë të pakuptueshme ka bllokuar investimet publike”.
“Por kryesorja thelbi i TVSH është se nuk e paguan shitësi por konsumatori. Pra ju nuk e zvogëloni profitin e kompanisë por e zbrazni edhe më shumë xhepin e qytetarit”, shkruan Ahmeti.