13.2 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Shpend Ahmeti akuza ndaj Muratit, bllokoi ndërtimin e katër shkollave në Prishtinë

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka akuzuar Hekuran Muratin për bllokimin e ndërtimit të katër shkollave në kryeqytet.

Këtë akuzë Ahmeti e ka lidhur në debatin mes ministrit Murati dhe LDK-së, e cila votoi kundër kredisë ndërkombëtare me Bankën Botërore.

“LDK paska votuar kundër kredisë ndërkombëtare me Bankën Botërore për reformen e sistemit social.
Hekuran Murati paska me fol me drejtorin e Bankës Botërore në regjion në ora 16 për të parë si të zhbllokohet dhe shpëtohet procesi. Mirë është në takim ministri Murati me fol edhe për 3+1 shkollat në Prishtinë që i ka bllokuar që 1 vit përkundër faktit që kemi përfunduar krejt edhe nënshkrimin e kontratës.

Kjo marrëveshje me IFC/BankëBotërore do të zhbllokohej për pesë minuta nga Murati duke përcjellë rekomandimet e zyres së vet ligjore.

Kemi filluar procesin ne 2017 dhe asnjë ditë se kemi vonuar. Është gjynah me i lënë 4 lagje pa shkollat më të mira në Kosovë (sofali, mat, qendresa dhe arbëri). Pra ska met gjë vec pesë minuta dhe fillon Lopata e parë” shkruan Ahmeti në reagim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit