Shpati Zekaj është eliminuar nga Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Xhudisti kosovar u mposht nga kroati Marko Kumric me IPPON brenda një minuti.
Kështu, ai mbetet pa medalje në këto Lojëra Mesdhetare.
Shpati Zekaj në raundin e parë triumfoi ndaj italianit Enrico Bergamelli.
Por, në çerekfinale u mposht nga nënkampioni i botës, Aleksandar Kukolj.
Ndërkohë, Loriana Kuka arriti të kualifikohet në finale dhe ia siguroi Kosovës një tjetër medalje.