13.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”në Prekaz

- Advertisement -

Ministri i Kulturës,Hajrullah Çeku ka njoftuar se është hapur konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ka bërë të ditur se hapja e konkursit është bërë pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovë.

Çeku e ka quajtur këtë si një ndër proceset me delikate të shtetit të Kosovës.

“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, ka shkruar Çeku.

Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit