Shoshi për rangimin e Kosovës në vendin e dytë në Evropë për varfëri: Rezultat i qeverisë që prodhon arysetime, jo rezultate

- Advertisement -

Kandidatja e Partia Demokratike e Kosovës për deputete, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, duke thënë se Kosova po përballet me mungesë zhvillimi dhe humbje të shpresës tek qytetarët.

Ajo ka theksuar se renditja e Kosovës ndër vendet më të varfra në Evropë sipas të dhënave të Fondi Monetar Ndërkombëtar për vitin 2026 nuk duhet parë vetëm si statistikë ekonomike, por si pasojë e një qeverisjeje që, sipas saj, ka prodhuar më shumë arsyetime sesa rezultate konkrete.

Musliu-Shoshi e ka quajtur shqetësues faktin që Kosova renditet pas Ukrainë, një shtet që ende përballet me pasojat e luftës. Sipas saj, të rinjtë po vazhdojnë të largohen nga vendi, ndërsa familjet po përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve dhe mungesën e perspektivës.

“Kosova meriton më shumë. Qytetarët meritojnë një shtet që punon, zhvillon dhe hap rrugë për qytetarin e vet”, ka deklaruar ajo, duke bërë thirrje për më shumë zhvillim dhe përgjegjësi institucionale.

Të ngjashme

Të fundit