10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Shoshi denoncon deputeten e LVV-së, pret kërkim falje dhe t’i tërheq letrat e dërguara

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se kolegia e saj nga radhët e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, në cilësinë e kryetares së Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i ka dërguar letër Alicia Kearns, që është kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit britanik dhe Robert Menendezit, po ashtu kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, për t’i falënderuar ata për qëndrimet e tyre kundër Asociacionit.

Sipas Shoshit, ajo e ka përdorur këtë pozitë pas shkarkimit të deputetit Haki Abazi dhe kësisoj shprehet se mendësia e tillë e kësaj qeverie nuk kalon.

“Këtë, Kryeziu-Hyseni e ka bërë në emër të Komisionit, PA marrë pëlqimin e anëtarëve të Komisionit. Këto letra, në formën si janë dërguar, Kryeziu-Hyseni ka mundur t’i dërgoj VETËM në emrin e saj, si Deputete e Kuvendit të Kosovës, e assesi në emër të Komisionit”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo u shpreh se ko përpjekje e saj nuk është bërë me pëlqimin e anëtarëve të Komisionit.

“Kryeziu-Hyseni përpos kërkim-faljes publike, automatikisht duhet t’i tërheq letrat e dërguara! Komisionet parlamentare nuk mund të shërbejnë si platforma për t’i shëruar komplekset që vijnë si pasojë e irrelevancës që kanë brenda për brenda subjektit politik dhe grupit parlamentar të cilit i takojnë!”, shtoi ajo.

Postimi i plotë:

Mendësia e tillë e kësaj qeverie NUK kalon!

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila ka marrë kryesimin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, e paska përdorur këtë pozitë për të dërguar letra tek Alicia Kearns, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik dhe tek Robert Menendez, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, për t’i falënderuar ata për qëndrimet e tyre kundër Asociacionit.

Këtë, Kryeziu-Hyseni e ka bërë në emër të Komisionit, PA marrë pëlqimin e anëtarëve të Komisionit. Këto letra, në formën si janë dërguar, Kryeziu-Hyseni ka mundur t’i dërgoj VETËM në emrin e saj, si Deputete e Kuvendit të Kosovës, e assesi në emër të Komisionit.

Kjo përpjekje e saj NUK është bërë me pëlqimin e anëtarëve të Komisionit, dhe Kryeziu-Hyseni përpos kërkim-faljes publike, automatikisht duhet t’i tërheq letrat e dërguara!

Komisionet parlamentare nuk mund të shërbejnë si platforma për t’i shëruar komplekset që vijnë si pasojë e irrelevancës që kanë brenda për brenda subjektit politik dhe grupit parlamentar të cilit i takojnë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit