Shorti për “Euro 2028” – Kosova apo Irlanda në vazon e dytë?

- Advertisement -

Tashmë dihet dhe është përcaktuar vendosja e pothuajse të gjitha kombëtareve për shortin për kualifikimet e Evropianit 2028.

Në fakt, ka mbetur të përcaktohet vetëm edhe kombëtarja e fundit për vazon e dytë dhe të tretë, ku vendimtare do të jetë ndeshja mes Irlandës dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.

Këtë vazo po e kërkojnë si Kosova ashtu edhe Irlanda, të cilat përballen sonte nga ora 20:45 në Dublin në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Kosova është e dyta në grup me 6 pikë, një më shumë se Irlanda dhe i mjafton barazimi për të përfunduar në këtë pozitë, e cila do të vendoste në vazon e dytë të shortit për kualifikimet e “Euro 2028”.

Po ashtu, pozita e dytë në grup siguron është plejofin për inkuadrim në Ligën A të Ligës së Kombeve kurse pozita e tretë qëndrimin në ligën B dhe vazon e tretë të shortit për kualifikime.

“Dardanëve” vetëm humbja ndaj Irlandës nuk iu konvenon, pasi fitorja dhe barazimi sigurojnë vendin e dytë në grup, e me të edhe plejofin për inkuadrim në ligën A dhe vazon e dytë për shortin që hidhet muajin tjetër.

Të ngjashme

Të fundit