10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës trajnon ushtarë të KFOR-it në Dhërmi për emergjenca të ujit

- Advertisement -

Ushtarët amerikanë mjekësorë dhe Ekipi i Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak nga Komanda Rajonale në Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, u trajnuan nga anëtarët e Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Kosovës në plazhin e Dhërmiut në Himarë, Shqipëri “për të përmirësuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur emergjencave të lidhura me ujin”.

“Kjo iniciativë është pjesë e aktiviteteve të rregullta të kryera nga KFOR-i në mbështetje të sigurisë së komuniteteve lokale”, thotë misioni në njoftim.

KFOR-i përsëriti se vazhdon “të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët KFOR thotë se punojnë në koordinim të ngushtë./Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit