Tri vitet e para të Qeverisë Kurti, kanë qenë shumë të mira, sipas vlerësimit të opinionistit nga Shqipëria Armand Shkullaku.
“Trevjeçari i parë i Kurtit, ka qenë shumë i mirë. Viti i fundit, ka krijuar probleme për shkak të përqendrimit të gjithë energjive te veriu i Kosovës”, tha ai.
Vlerësim pozitiv, qeverisej aktuale, Shkullaku i dha, pasi sipas tij ajo nuk ka mentalitet korruptiv.
“Po i referohem pikës kryesore, në indeksion e antikorrupsionit, u ngrit me 22 vende. Në Ballkanin Perëndimor, me performancën më të mirë. Pra, nuk ka mentalitet korruptiv, qeverisja e Kosovës”, u shpreh ai në “Rubikon”.