Home Lajme Shkrimi që la kryeministri Kurti pas vizitës në Gllogjan, për nder të Epopesë së Dukagjinit

Shkrimi që la kryeministri Kurti pas vizitës në Gllogjan, për nder të Epopesë së Dukagjinit

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot kanë  bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.

Kurti me këtë rast ka lënë edhe një shkrimë kushtuar të rënëve të Epopesë së Dukagjinit.

Ky është shkrimi:

“Dëshmorët e Kombit janë kushti dhe mundësia e lirisë që gëzojmë, dhe, dëshmia historike e popullit shqiptar për të jetuar në paqe në vendin e vet. lavdi dëshmorëve të Epopesë së Dukagjinit, të UÇK-së e mbarë kombit tonë në të gjitha kohët”

 

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

 

Exit mobile version