18 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Shkon në 115 numri i të vrarëve nga sulmi masiv në Rusi, përfshirë tre fëmijë

- Advertisement -

Komiteti Hetues i Rusisë ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmi i së premtes mbrëma në një sallë koncertesh afër Moskës ka shkuar në të paktën 115, përfshirë tre fëmijë.

Besohet se 121 persona ndodhen në spitale, ndërsa rreth 60 prej tyre, përfshirë një numër të vogël fëmijësh, janë në gjendje “serioze” ose “shumë serioze”, raporton gazeta “The Guardian”.

Deri më tani, Ministria e Shëndetësisë e Rusisë e ka publikuar identitetin e 41 personave që dihet se janë vrarë.

Shërbimi Federal i Sigurisë ka konfirmuar se ka arrestuar 11 persona, përfshirë katër për të cilët thotë se morën pjesë drejtpërdrejt në sulm.

Ky shërbim pretendoi se të dyshuarit po përpiqeshin që ta kalonin kufirin e Rusisë e të hynin në Ukrainë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit