Shkon në 111 numri i të vdekurve nga tërmeti i fortë në Kolumbi

- Advertisement -

Numri i të vdekurve nga tërmeti që e ka goditur pjesën perëndimore të Kolumbisë ka shkuar në 111.

Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i vendit të Amerikës së Jugut, Abelardo De La Espriella, raporton televizioni BBC.

Ai shtoi se të paktën 87 persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

Qeveria kolumbiane më herët e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit që, përpos viktimave, ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.

Dridhja ndodhi të hënën në orën 7 e 34 minuta sipas kohës lokale dhe epiqendra e saj ishte në rajonin Choco.

Të ngjashme

Të fundit