8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Shkollat digjitale mundësi e mirë për të rinjtë

- Advertisement -

Në Kosovë vazhdon të mungojë një studim mbi gjendjen reale, se cilat janë kërkesat e tregut të punës dhe programet të cilat ofrohen për të rinjtë në universitete dhe shkolla profesionale.

Disa të rinjë janë duke u trajnuar në programin “Te-Te” në Akademinë e Revolucionit Digjital. Ky program qëllim ka dy shtylla kryesore: marrjen e diturisë në teknologji dhe logjikën mbi teknologjinë, gjegjësisht atë të programimit.

“Kam vendosur të vij në këtë program sepse e kam pa që ndjekja e trajnimeve e programit ‘Te-Te’ ka qenë një mundësi e mirë që mua do të më ndihmojë në të ardhmen në punësim dhe zhvillimin e njohurive të mija”, ka theksuar Serafina Bërbatovci, studente.

Edhe kolegia e saj Mejreme Halilaj ka thënë se ky program i përputhet me studimet në fakultet.

Nëpërmjet edukimit, inkubimit dhe përshpejtimit përkatësisht krijimit të ‘start-up’- ve, të rinjtë përgatiten që të jenë të aftë në mënyrë profesionale që të jenë pjesë e revolucionit digjital në tregun e punës.

“Të gjitha ‘start up’-ët që i kemi janë projekte të bazuara në probleme të jetës reale. Të gjitha tentojnë me zgjidhe probleme në fusha specifike dhe ne arrijmë t’i japim një zgjidhje sa më të thjeshtë që përdoruesit më pas me pasur të lehtë punën e tyre në përditshmëri”, ka theksuar profesor Arbër Kadriu.

Diploma e këtij trajnimi është e vlefshme në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, në Britaninë e Madhe dhe Amerikë. /RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit