16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Shkodra: Të çarmatoset popullata, brezat e rinj manovrojnë me armë në rrjete sociale

- Advertisement -

Opinionisti Selami Shkodra vlerëson se puna e parë që duhet të bëjnë institucionet e vendit, meqë kanë mekanizma e instrumente, është që të bëjnë e hartojnë programe dhe t’i implementojnë ato, duke përfshirë edhe fushata sensibilizuese për të çarmatosur popullatën.

“Është një numër i madh i armëve në duart e qytetarëve, madje fenomeni është te brezat e rinj. Nëse i shohim rrjetet sociale, është një ‘sfilatë e paparë’ e brezave të rinj nën moshën 18-vjeç që manovrojnë me armë të kalibrave të ndryshëm”.

“Të mbahen ligjërata më shumë nëpër shkolla, duke filluar nga shkolla fillore e në shkolla të mesme, sepse këto janë fenomene ku po fillon devijimi”, deklaroi ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit