Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është futur në formacionin e javës në Ligue 1 të Francës.
Ylli kosovar zhvilloi një super ndeshje me fanellën e Lille në derbin ndaj Lensit, ku e fituan me rezultatin 2:1.
Zhegrova në këtë ndeshje realizoi dy gola të bukur dhe luajti deri në minutën e 77’të.
Preku 42 herë topin, bëri 15 pasime të sakte dhe u vlerësua me notën 8.2.
Lojtari “Dardan” gjatë këtij sezoni në Ligue 1 në Francë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste.
