Galatasaray ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes duke triumfuar në derbin ndaj Tottenhamit.
Skuadra turke fitoi me rezultat të ngushtë 3:2, me mysafirët që mbeten me një lojtar më pak që nga minuta e 60-të.
Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Yunus Akgun me një eurogol vollej nga distanca e kaloi Galatan në epërsi (6’).
Tottenham pastaj e barazoi rezultatin përmes Will Lankshear, që shënoi në portën e zbrazur pas asistimit të Brennan Johnson (18’).
Sidoqoftë, ishte Victor Osimhen që shënoi një gol fantastik pas asistimit të Dries Mertens për ta rikthyer epërsinë e turqve (31’).
Nigeriani pastaj u përkujdes edhe për golin e tretë, duke realizuar pas një tjetër asistimi të Mertens (39’).
Telashet për Tottenham u shtuan kur golashënuesi Lankshear mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga fusha.
E tëra që mysafirët ia dolën ta bënin ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit në ndeshje përmes Dominic Solanke, i cili realizoi me thembër (69’).
Galata tani është lider në fazën e ligës të Ligës së Evropës me 10 pikë, ndërsa Tottenham bie në pozitën e pestë me nëntë sosh