17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Shkëlqen Asani, Shqipëria bindëse ndaj Lihtenshtejnit

- Advertisement -

Kombëtarja e Shqipërisë i është kthyer rezultateve pozitive, duke triumfuar bindshëm në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit.

“Kuq e Zinjtë” triumfuan me rezultat bindës 3:0, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.

Shqipëria nisi të rrezikojë nga fillii, duke pasur dy raste të mira përmes Nedim Bajramit dhe Kristjan Asllanit, që ishin afër të realizonin.

Megjithatë, ishte Armando Broja që kaloi Shqipërinë në epërsi me një finalizim të bukur pas një asistimi preciz të Bajramit (33’).

Pjesa e dytë për Shqipërinë nisi në mënyrën më të mirë. Jasir Asani me një eurogol nga gjuajtja e lirë s’i dha asnjë shans portierit kundërshtar për ta dyfishuar epërsinë (47’).

Asani pastaj dhuroi një asistim të bukur, me shumë fat, te Ernest Muçi që e kishte të lehtë te realizonte në portën e zbrazur për ta vulosur fitoren (67’).

Vlen të ceket se në ekipin A debutoi edhe mesfushori i Lecces Medon Berisha, që u inkuadrua në minutën e 76-të.

Shqipëria do ta zhvillojë edhe një miqësore tjetër në muajin qershor, kundër Azerbajxhanit e pastaj do të punojë për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit