Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Braverman është shkarkuar nga detyra.
Suella Braverman u shkarkua nga detyra nga Kryeministri Rishi Sunak dhe nuk iu dha asnjë post tjetër, raporton sky news.
Kjo shënon daljen e katërt dramatike nga kabineti i Rishi Sunak në pak më shumë se një vit – pas largimit të Dominic Raab, Nadhim Zahawi dhe Gavin Williamson.
Retorika e zjarrtë e zonjës Braverman për gjëra të tilla si emigracioni, policia dhe të pastrehët kishte filluar të shqetësonte edhe ata brenda partisë së saj.
Sipas raportimeve, Kryeministri Sunak po bën një riorganizim të qeverisë.