11 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Shkarkimi i Nagip Krasniqit, Syla tallet: Thojshin se po e mban kravatën edhe në burg

- Advertisement -

Analisti Valon Syla ka komentuar veprimin e bordit të KEK-ut për ta liruar nga detyra ishe-kryeshefin e kësaj kompanie Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për korrupsion.

Ai është tallur me Krasniqin, duke thënë se sa ka qenë në paraburgim ka qëndruar me kravatë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se këtë e ka bërë duke menduar se sërish VV-ja do ka kthen në pozitën që e ka pasur.

“Për Nagip Krasniqin thojshin se pe mban kravatën edhe në burg, me shpresë se kthehet drejtor apet në KEK. Tash e paskan shkarku mas 1 vjeti Bordi. Dmth tash mundet me hjek kravatën në çeli e me nejt në pizhama. Çka duhet në këtë Qeveri Kurti me shkarku dikend…ose dikush me jep dorëheqje, kur as burgu s’mjafton. Hajt se e shihni në zgjedhje”, ka shkruar Syla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit