19.1 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vjet burgim

- Advertisement -

29-vjeçarja Klevisa Ymeri është paraqitur para Gjykatës së Dubrovnikut për t’u njohur me vendimin lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në prill të vitit 2024, ku humbën jetën motër e vëlla.

Ymeri u shpall fajtore për shkaktimin e aksidentit dhe u dënua me 4 vite burg, përfshirë periudhën e qëndrimit në paraburgim.e nga dita e pranimit, ndërsa ndaj urdhrit të paraburgimit mund të parashtrohet ankesë brenda 3 ditësh, sipas raportimeve nga mediat vendase.

Aksidenti ndodhi më 9 prill, kur Ymeri, duke udhëtuar me një shpejtësi prej rreth 170 km/orë, kreu një parakalim të gabuar që rezultoi në përplasjen fatale me automjetin ku po udhëtonin Stejpan Derek, 21 vjeç, dhe motra e tij, Katarina Derek, 19 vjeçe.

Të dy humbën jetën si pasojë e përplasjes.

Ymeri, e njohur në rrjetet sociale për jetën e saj luksoze, tani përballet me pasojat ligjore të kësaj tragjedie.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit