Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, mori pjesë sot në seancën solemne të Parlamentit të Hungarisë, të organizuar me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit hungarez të vitit 1956.

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë udhëheqës shtetërorë dhe përfaqësues të institucioneve evropiane e ndërkombëtare, u nderua kujtimi i kryengritjes së popullit hungarez kundër regjimit komunist dhe ndërhyrjes sovjetike, si dhe sakrifica e qytetarëve që u ngritën në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të tyre.

Në fjalimet e mbajtura gjatë seancës solemne, Presidenti i Hungarisë, András Baka, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nderuan sakrificën e popullit hungarez për liri dhe theksuan rëndësinë e vlerave evropiane, demokracisë dhe solidaritetit.

Të ngjashme

Të fundit