15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Shërbimi Sekret i ShBA-së del me deklaratë: Trump është i sigurt, kemi njoftuar FBI’në

- Advertisement -

Shërbimi sekret ka lëshuar ​​një deklaratë pas të shtënave në tubimin e Trump në Pensilvani, raporton The Guardian.

Zëdhënësi Anthony Guglielmi tha: Shërbimi Sekret ka zbatuar masa mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme.

“Gjatë kampanjës së ish presidentit Trump në Butler, Pensilvania në mbrëmjën e 13 korrikut, rreth orës 18:15, një person i dyshuar ka gjuajtur disa herë në drejtim të skenës nga një pozicion i ngritur jashtë vendit të tubimit. Personeli i Shërbimit Sekret të SHBA’së e ka neutralizuar të dyshuarin, i cili tashmë ka vdekur. Shërbimi Sekret i SHBA’së është përgjigjur shpejt me masa mbrojtëse dhe ish presidenti është i sigurt. Një shikues është vrarë, dy janë lënduar rëndë. Incidenti është duke u hetuar dhe Shërbimi Sekret e ka njoftuar zyrtarisht FBI’në”, thuhet në deklaratë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit