7.9 C
New York
Saturday, December 2, 2023

Buy now

Shërbime mjekësore me prioritet për policët, Shoqata e Pacientëve dhe KMDLNj me kritika

Asnjë zyrtarë policor nuk do të pres në radhë për të marrë shërbime mjekësore në spitalet publike.

Një gjë e tillë është vendosur nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës, javë më parë.

Por ky vendim ka ngjallur reagime nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut.

Nga KMDLNJ thonë se përmes këtij vendimi krijohet trajtim i pabarabartë i qytetarëve.

E juristi, Anton Nrecaj thotë se ky vendim nuk dihet se na bazë të cilit ligj është i mbështetur.

E kryetari i shoqatës së pacientëve, Besim Kodra thotë se përmes këtij vendim shkelet ligji për shëndetësi.

Madje për këtë gjë nga kjo shoqatë kanë dërguar një ankesë tek avokati i popullit.

Por për sindikatën e policisë ky vendim është një lehtësim për policët.
“Sa i përket marrëveshjes me ShSKUK -në është një lehtësim për shërbime shëndetësore për policinë edhe pse unë nuk e kam pa ende së çka ka në atë marrëveshje”, ka thënë Zeqiri.

Në bazë të vendimit të MPB-së policët do të trajtohen me prioritet përfshirë edhe në listat e pritjes në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës pra dhe në të gjitha Spitalet Rajonale të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit