10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

- Advertisement -

Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo ditë filtrojnë deri në 140 litra gjak. Veshkat janë të domosdoshme për mbajtjen e gjakut të pastër dhe për shumë funksione të tjera metabolike.

Ato parandalojnë grumbullimin e mbeturinave dhe lëngjeve shtesë në trup, mbajnë nivelet e elektroliteve të qëndrueshme dhe prodhojnë hormone që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, prodhojnë qeliza të kuqe të gjakut dhe ndihmojnë në shëndetin e kockave.

Është e rëndësishme të kuptoni dhe njihni simptomat e veshkave të dëmtuara në mënyrë që të parandaloni avancimin e sëmundjes

Shenjat më të zakonshme të dëmtimit të veshkave përfshijnë:

Ndryshime në urinim

Kur veshkat dëmtohen, ndryshimet në urinim mund të jenë shenja e hershme paralajmëruese .

Urina juaj mund të jetë e shkumëzuar ose me flluska. Ju mund të urinoni më shpesh ose në sasi më të mëdha. Urina juaj mund të përmbajë gjak ,ose mund të ndjeni vështirësi gjatë urinimit.

Ënjtje

Nëse veshkat tuaja nuk punojnë siç duhet, ata nuk do të heqin lëngun shtesë në trupin tuaj, gjë që mund të çojë në ënjtjen e këmbëve, fytyrës apo duarve.

Lodhje

Kur veshkat janë të shëndetshme, ato prodhojnë një hormon të quajtur eritropoietin, ose EPO. Ky hormon i tregon trupit tuaj që të bëjë qeliza të kuqe të gjakut që transportojnë oksigjen. Veshkat e dëmtuara prodhojnë më pak EPO, kështu që ka më pak qeliza të kuqe të gjakut duke transportuar oksigjen. Muskujt dhe truri juaj lodhet më shpejt dhe kjo gjë mund të çojë në anemi.

Alergji lëkure

Nëse veshkat nuk heqin në mënyrë efektive mbeturinat nga qarkullimi i gjakut, grumbullimi i tyre mund të shkaktojë kruajtje të rëndë ose skuqje të lëkurës. Mbeturinat grumbullohen në gjak, duke bërë që lëkura të thahet dhe acarohet.

Shija metalike në gojë

Kur mbeturinat grumbullohen në gjak, mund të shkaktojnë frymëmarrje të keqe dhe madje të ndryshojnë shijen e ushqimit. Nëse vëreni një humbje të oreksit ose një ndryshim në preferencat tuaja ushqimore, mund të jetë një shenjë e dëmtimit të veshkave. Mbeturinat mund të shkaktojnë gjithashtu të përziera dhe të vjella.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit