Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Trajneri shqiptar, Orges Shehi e ka nisur me barazim aventurën e tij te Ballkani, ku u ndal nga Ferizaj në udhëtim.
Edhe pse e kishin epërsinë, kampioni në fuqi barazoi në fund, teksa largohet edhe më shumë nga vendi i parë.
Momentalisht, Ballkani ka 27 pikë, 10 më pak se liderja, Drita.
Në anën tjetër, Ferizaj tani ka 17 pikë dhe gjendet në pozitën e tetë.
Edhe dueli tjetër mes Malishevës dhe Feronikelit 74 u mbyll baraz, por pa gola të shënuar.
Tani, Malisheva ka 29 pikë në vendin e dytë, tetë më pak se Drita.
Kurse, Feronikeli tani shkon në kuotën e shtatë pikëve, 10 më pak se zona e shpëtimit.