11 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Shefja e UNMIK-ut mirëpret masat për uljen e tensioneve në veri

- Advertisement -

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka mirëpritur masat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, duke përfshirë heqjen e barrikadave.

Ziadeh ka theksuar rëndësinë e rifillimit të bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve.

Ajo pranon përpjekjet e mundimshme të të gjitha palëve, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ziadeh thekson rëndësinë e mbajtjes së zotimeve dhe të rifillojnë pa vonesë bisedimet për adresimin e plotë të çështjeve të pazgjidhura dhe normalizimin e marrëdhënieve. Ajo shpreh vlerësimin e saj për vendosmërinë e palëkundur të partnerëve ndërkombëtarë për të nxitur dialogun në ndjekje të sigurisë dhe stabilitetit, në respektim të plotë të mandatit të tyre.”, është bërë e ditur sot në komunikatën e UNMIK-ut

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit