26.5 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Shefja e re e stafit të Osmanit i quan “shpifje” raportimet: Presidentja falenderoi në fjalim Jahjagën

- Advertisement -

Learta Hollaj, shefja e re e stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pasi presidenca u kritikua që s’e falenderoi në rrjetet sociale ish-presidenten Atifete Jahjaga për PET skanerin që arriti sot në Kosovë.

Siç u raportua edhe më herët, ardhja e tij në vendin tonë si fondacion i Alwaleed Philanthropies u mundësua përmes Fondacionit Jahjaga.

Megjithatë, Hollaj ka bërë një reagim, sipas saj, ndaj “postimeve shpifese”.

“Presidentja sot në fjalimin e saj, tri herë e ka falënderuar ish-Presidenten Jahjaga dhe Fondacionin Jahjaga (shih linkun e fjalimit në koment). Po ashtu, donatorët janë falënderuar veçanërisht në komunikimet publike të Presidentes, ndërsa udhëheqesit të organizatës, i është ndarë Medalje Presidenciale. Por, donacioni është 100% nga Alëaleed Philanthropies, të cilit jo veç Presidentja, por të gjithë duhet t’i jemi posaçërisht mirënjohës.” – ka thënë ajo fillimisht.

Tutje, Hollaj ka thënë se “me kërkesë të Fondacionit dhe ish-presidentes Jahjaga është realizuar një takim me presidenten Osmani para një viti”.

“Në takim është përmendur mundësia që të sigurohet PET skaneri përmes donacionit bujar të Alëaleed Philantrophies. Mirëpo, sigurimi i donacionit do të mund të përmbyllej me sukses vetëm pas një garance dhe angazhimi të drejtpërdrejt të Zyrës së Presidentes. Menjëherë, Presidentja Osmani ka ofruar bashkëpunim dhe gatishmëri për t’u siguruar që çdo gjë kryhet në kohën sa më të shpejtë.” – u shpreh ajo tutje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit