Shefi i UNMIK-ut në OKB: Të mbahen përgjegjës autorët e sulmeve në Banjskë dhe Ibër-Lepenc

- Advertisement -

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatohen marrëveshjet ekzistuese.

Ai duke raportuar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gjashtëmujorin 16 mars – 15 shtator 2026 të gjendjes në Kosovë, tha se zbatimi i marrëveshjeve është i rëndësishëm.

Due mirëpriti zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, si dhe formimin e institucioneve, duke i cilësuar këto si hapa inkurajues drejt tejkalimit të ngërçit politik.

Ai theksoi nevojën që ky përparim të përkthehet në qeverisje efektive për të gjitha komunitetet.

Shefi i UNMIK-ut rikonfirmoi përkushtimin e misionit për dialog, ndërtimin e besimit dhe gjithëpërfshirjen ndërmjet komuniteteve, si dhe nënvizoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm ndërkombëtar në Kosovë dhe rajon.

Peter N. Due, theksoi rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për bashkëpunim të plotë të autoriteteve në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës. Due përmendi miratimin nga Kuvendi i Kosovës të amendamenteve në Ligjin për

Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Të ngjashme

Të fundit