Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Anti-Korrupsion, i ka të deklaruara 164 mijë dollarë në llogari rrjedhëse.
Në një llogari tjetër rrjedhëse, Vela deklaron t’i ketë 16 mijë e 100 euro të holla. Po ashtu, edhe 100 mijë euro të afatizuara figurojnë në deklarimin e pasurisë së shefit të Presidencës, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, tek pasuria e luajtshme, Vela deklaron veturë, pa treguar llojin, prej 38 mijë eurosh.
Paga vjetore si shef i stafit në Presidencë i figuron afro 20 mijë euro, ndërsa nga meditjet për vit Vela merr 2,318 euro.