Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë në veri të vendit.
Davenport tha se ndan shqetësimin me EULEX-in pas dorëheqjes së rekrutëve të rinj serbë në Policinë e Kosovës, teksa shtoi se mbështetja e tyre nuk do të mungojë.
“EULEX-i dhe OSBE-ja kanë punuar së bashku për të mbështetur Policinë e Kosovës për të rekrutuar kadetë nga të gjitha komunitetet joshumicë. Mbështetja jonë për një forcë policore profesionale dhe multientike në Kosovë do të vazhdojë”, tha ai.
Kujtojmë se për dorëheqjen e tre policëve serbë kanë reaguar ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde.