Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur para gazetarëve në Bruksel.
Ai ka thënë se forcat ruse nuk po tërhiqen, por po “rigrupohen”, duke shtuar se NATO pret “veprime sulmuese shtesë”, shkruan BBC.
Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit” në Ukrainën lindore”, ka deklaruar Stoltenberg.
Dhe Rusia, sipas tij, po vazhdon të bëjë presion mbi qytetet e tjera.