19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Shefi i NATO-s të martën në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

- Advertisement -

Mark Rutte, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vizitojë për herë të parë Kosovën më 11 mars, që kur mori këtë post.

Vizita do të realizohet në një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën e javës së ardhshme.

Pas takimit, të dy pritet të mbajnë një konferencë për media, e cila do të zhvillohet rreth orës 14:30.

Rutte kishte paralajmëruar këtë vizitë gjatë një debati në Bratisllavë të Sllovakisë, ku kishte shprehur angazhimin e tij për stabilitetin në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, duke theksuar se ky stabilitet është i rëndësishëm për të gjithë. Ai gjithashtu kishte theksuar se nuk sheh asnjë arsye për të dyshuar në përkushtimin e SHBA-ve ndaj NATO-s.

Të ngjashme

Të fundit