Ballina

Shefi i NATO-s sot në Kosovë, presidentja Osmani e pret në takim

By GAZETA SCANNER 1

November 20, 2023

Sot (e hënë) në orën 15:30, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit, do të ketë edhe konferencë për media.

“Mediat fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq më pas presidentja Osmani dhe Sekretari Stoltenberg do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.