25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Shefi i BE-së reagon ashpër pas votimit në Kuvend: Na vjen keq, ato ligje kanë të bëjnë me mbrojtjen e qytetarëve

- Advertisement -

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szuynog ka reaguar ashpër pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për KPM-në dhe KPK-në.

Ai ka shkruar se Kosova humbi mundësinë për të pasur dy ligje të mira.

“Kuvendi i #Kosovës sot humbi mundësinë për të pasur dy ligje të mira, Ligjin e ndryshuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke dështuar në inkorporimin e plotë të rekomandimeve të BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar ai, raporton Nacionale.

“Në fund të fundit, ligjet e mira nuk kanë të bëjnë vetëm me rrugën e #Kosovës drejt BE-së. Ato kanë të bëjnë me sigurimin e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe mbrojtjes së qytetarëve. Na vjen keq që Kuvendi nuk arriti t’i trajtojë këto shqetësime kryesore dhe të përafrohet me standardet e BE-së dhe evropiane”, ka shkruar ai.

“Sa i përket projektligjit për zyrtarët publikë, i bëj thirrje Kuvendit që t’i rishqyrtojë edhe një herë amendamentet e propozuara për t’u siguruar që ai të përmbushë standardet e BE-së dhe evropiane duke adresuar komentet dhe rekomandimet tona të mëparshme”, theksoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit