ShBA thyen rekord audience në futboll, ndeshja me Paraguain ndiqet nga gati 25 milionë shikues

- Advertisement -

Ndeshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Paraguait ka hyrë në histori si ndeshja më e ndjekur ndonjëherë e kombëtares amerikane.

Plot 24.9 milionë shikues e ndoqën përballjen në televizion, duke vendosur një rekord të ri absolut për ekipin kombëtar të ShBA-së.

Shifrat e audiencës kanë befasuar edhe ekspertët e sportit në Amerikë, pasi interesi për këtë ndeshje rezultoi më i madh se për disa nga eventet më të rëndësishme sportive në vend.

Për krahasim, ndeshja e tretë e finaleve të NBA-së mes New York Knicks dhe San Antonio Spurs u ndoq mesatarisht nga 23.8 milionë shikues.

Kjo tregon rritjen e jashtëzakonshme të popullaritetit të futbollit në ShBA, veçanërisht në kuadër të organizimit të Kupës së Botës 2026.

Të ngjashme

Të fundit