16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

ShBA thotë se “ka ardhur koha” që Suedia të anëtarësohet në NATO

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se “ka ardhur koha” që Turqia të heqë dorë nga kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, dhe tha se administrata e Bidenit gjithashtu beson se Turqisë duhet t’i sigurohen avionë luftarakë F-16 “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Blinken gjithashtu tha se administrata nuk i konsideron dy çështjet si të lidhura me njëra-tjetrën, por pranoi se disa ligjvënës amerikanë e shohin ashtu.

Të hënën, presidenti Joe Biden i lidhi tërthorazi këto dy çështje gjatë një bisede telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

“Kam folur me Erdoganin dhe ai ende dëshiron të punojë për diçka për F-16. I thashë se ne duam një marrëveshje me Suedinë. Pra, le ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Biden.

Pavarësisht kësaj, Blinken këmbënguli se dy çështjet ishin të ndryshme. Megjithatë, ai theksoi se përmbushja e të dyjave do të forconte në mënyrë dramatike sigurinë evropiane.

“Të dyja këto janë jetike, sipas gjykimit tonë, për sigurinë evropiane”, u tha Blinken gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi në qytetin verior suedez të Lulea me kryeministrin suedez Ulf Kristersson.

“Ne besojmë se të dyja duhet të shkojnë përpara sa më shpejt që të jetë e mundur; do të thotë pranimi i Suedisë dhe ecja përpara në paketën F-16 më gjerësisht”. “Ne besojmë se koha është tani,” tha Blinken.

Ai nuk pranoi të parashikonte se kur Turqia dhe Hungaria, i vetmi anëtar tjetër i NATO-s që nuk e ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë, do të jepnin miratimin e tyre.

Por, tha ai, “ne nuk kemi asnjë dyshim se mund të, duhet të, dhe ne presim që të bëhet” deri në kohën kur liderët e aleancës takohen në Vilnius, Lituani në korrik në një samit vjetor./REL/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit