13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

ShBA raportohet se sonte i ka dorëzuar notë të ashpër diplomatike Kosovës

- Advertisement -

Departamenti i Shtetit Amerikan i ka dërguar notë diplomatike me tone të ashpra sot Ambasadorit të Kosovës në SHBA, Ilir Dugollit i cili e ka përcjellë tutje tek institucionet përkatëse.

Ambasadori Dugolli tashmë e ka përcjellë demarshin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që e ka dorëzuar tek kryeministri Albin Kurti, kanë sqaruar burimet e Metro.

Siç shpjegojnë nota e dorëzuar nga SHBA ka retorikë të ashpër dhe shpreh pakënaqësi rreth menaxhimit të situatës në Veri nga qeveria e Kosovës.

Ky zhvillim vjen pas eskalimit të situatës në dhunë dhe me ngritje të barrikadave nga serbët lokalë në Veriun e Kosovës. Është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës të shtunën se ka pasur shkëmbime zjarri me grupet të armatosura në komunën e Zubin Potok.

Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka konfirmuar vizitën në Ballkanin Perëndimor, ku në Kosovë do të qëndrojë nga 12 dhjetori deri më 14 dhjetor.

Në intervistën për Zërin e Amerikës disa ditë para vizitës Këshilltari Chollett e kishte vlerësuar situatën si të brishtë dhe me potencial eskalimi./gazetametro.net/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit