1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

ShBA: Nuk ka asnjë indikacion se Ukraina qëndron pas sulmit në Moskë

- Advertisement -

Shtëpia e Bardhë tha të premten se nuk kishte asnjë indikacion fillestar se Ukraina, e cila po lufton kundër pushtuesve nga Rusia, ishte përfshirë në një sulm “të tmerrshëm” në një sallë koncertesh në Moskë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara janë ende duke mbledhur informacione pasi zyrtarët rusë thanë se persona të armatosur hapën zjarr në një sulm “terrorist”, duke lënë të vdekur dhe të plagosur.

“Nuk ka asnjë indikacion për momentin se Ukraina, apo ukrainasit, janë përfshirë në të shtënat”, tha Kirby.

Ky i fundit gjithashtu ofroi ngushëllime për viktimat e sulmit, lajmi për të cilin u përhap disa minuta përpara konferencës së përditshme të Shtëpisë së Bardhë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit