26.7 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

ShBA: Në vitin 2023, fëmijët vranë të paktën 157 persona me armë zjarri

- Advertisement -

Sipas të dhënave të grupit aktivist për trajtimin e sigurt të armëve të zjarrit “Everytown”, të paktën 157 persona u vranë dhe 270 u plagosën vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara nga adoleshentë apo fëmijë, raporton NBC amerikan.

Pothuajse gjysma e incidenteve përfshinin fëmijë që qëlluan veten. Gjysma tjetër janë rastet kur dikush tjetër plagoset ose vritet, zakonisht një fëmijë tjetër.

Raporti thotë se viktimat janë shpesh një vëlla, motër, i afërm apo mik dhe se incidente të tilla lënë shumë familje në pikëllim dhe zi.

Everytown thotë se qeveritë federale dhe lokale duhet të bëjnë më shumë për të mbledhur dhe bërë publike të dhëna për incidente të tilla për të identifikuar mënyrat më të mira për t’i ndaluar ato.

Mesatarisht, një herë në ditë një fëmijë kap një armë të mbushur dhe qëllon veten ose dikë tjetër, shtoi raporti i organizatës.

Vitin e kaluar pa numrin më të madh të të shtënave aksidentale ndaj fëmijëve nën 18 vjeç që Everytown ka regjistruar që kur filloi t’i gjurmonte në vitin 2015: 411 incidente rezultuan me lëndime ose vdekje, disa duke përfshirë viktima të shumta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit