2.8 C
New York
Friday, January 10, 2025

Buy now

ShBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës për shkak të urdhërarrestit ndaj Netanyahut

- Advertisement -

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA kaloi të enjten një projektligjin për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale , në shenjë proteste ndaj fletarrestimeve që ajo ka lëshuar kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes, në lidhje me luftën e Izraelit në Rripin e Gazës.

Projektligji, i cili kaloi me 243 vota pro dhe 140 kundër, mundëson sanksionimin e çdo Gjykate te Huaj që heton, arreston, ndalon ose ndjek penalisht qytetarë amerikanë ose qytetarë të një vendi aleat, përfshirë Izraelin, të cilët nuk janë anëtarë të gjykatës.

Dyzet e pesë demokratë iu bashkuan 198 republikanëve për ta mbështetur projektligjin. Asnjë republikan nuk votoi kundër tij.

“Amerika po miraton këtë ligj sepse një gjykatë e rreme po kërkon të arrestojë kryeministrin e aleatit tonë të madh, Izraelit”, tha përfaqësuesi Brian Mast, kryetar republikan i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, gjatë një fjalimi në Dhomë para votimit.

Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili është ndër të parët prej se përbërja e re e Kongresit e nisi punën javën e kaluar, theksoi mbështetjen e fortë të republikanëve, aleatët e presidentit të zgjedhur Donald Trump, për Qeverinë e Izraelit, tani që ata kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit.

Trump pritet të bëjë betimin më 20 janar për një mandat të dytë si President.

Kryetari i sapoemëruar i shumicës republikane në Senat, John Thune, është zotuar se Senati do ta shqyrtojë shpejt këtë projektligj, në mënyrë që Trumpi ta nënshkruajë atë si ligj menjëherë pas marrjes së detyrës.

Gjykata Ndërkombëtare Penale është gjykatë e përhershme e cila mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresionit në shtetet anëtare ose nga shtetasit e tyre. Kjo gjykate nuk njihet as nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe as nga Izraeli, pasi keto dy vende nuk kane ratifikuar statutin e Romes.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit