21.5 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

ShBA-ja thotë se ardhësve ekstremistë në Bregun Perëndimor do t’u ndalohet hyrja në Amerikë

- Advertisement -

Departamenti amerikan i Shtetit e ka marrë një vendim të rrallë ndëshkimor ndaj Izraelit, pasi tha të martën se do t’ua ndalojë hyrjen në Amerikë ardhësve ekstremistë hebrenj, që janë përfshirë në sulmet e shpeshtuara kundër palestinezëve në Bregun e uzurpuar Perëndimor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi për këtë vendim, pasi e kishte paralajmëruar Izraelin javën e kaluar se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmerrte veprime kundër sulmeve.

Ky vendim u mor në një kohë të ndjeshme në marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe Izraelit. Administrata e Bidenit e ka mbështetur fuqishëm Izraelin prej se u sulmua më 7 tetor nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, dhjetëra ardhësve dhe familjet e tyre do t’iu ndalohet hyrja në SHBA duke nisur nga kjo e martë dhe se nëse dhuna vazhdon, atëherë edhe ardhës të tjerë do të përballen me ndalesa të njëjta.

Në javët e fundit, administrata Biden i ka shpeshtuar thirrjet ndaj Izraelit për të bërë më shumë për ta kufizuar numrin e viktimave civile në ofensivën e tij tashmë të zgjedhuar në jug të Rripit të Gazës.

Derisa nuk e ka kritikuar drejtpërdrejt këtë ofensivë, SHBA-ja ka qenë e zëshme kundër dhunës së ardhësve hebrenj në Bregun Perëndimor dhe dështimit të Izraelit për t’iu përgjigjur kërkesës amerikane për ta ndalur atë.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare tha të hënën se së paku tetë palestinezë u vranë në Bregun Perëndimor nga ardhësit vetëm prej 7 tetorit.

Agjencia e OKB-së i ka regjistruar 314 sulme nga ardhësit të cilat kanë rezultuar me vdekje në mesin e palestinezëve dhe me dëme ndaj pronave të palestinezëve./REL

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit