ShBA-ja do të jetë nikoqire e Botërorit të parë të Klubeve për Femra më 2028

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mirëpresin edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube në futbollin e femrave, i cili do të zhvillohet nga 5 deri më 30 janar 2028, ka konfirmuar zyrtarisht FIFA.

Turneu do të mbahet çdo katër vjet dhe do të grumbullojë 19 skuadra nga të gjitha kontinentet. Shtatë klube tashmë e kanë siguruar kualifikimin Barcelona, Arsenal, Gotham FC, Corinthians, Club América, Wuhan Jiangda dhe Naegohyang, ndërsa 12 vendet e tjera do të plotësohen përmes garave kontinentale.

Për nga kuotat, Evropa do të ketë numrin më të madh të përfaqësueseve me gjithsej gjashtë skuadra.

 Krahas këtij vendimi historik, FIFA prezantoi masa të reja financiare për Botërorin e Femrave 2027 në Brazil, ku secila federatë pjesëmarrëse do të përfitojë nga 2.5 milionë dollarë për përgatitje, një shifër e barabartë me atë të turneut të meshkujve teksa një pjesë e të ardhurave do të shpërndahet drejtpërdrejt për futbollistet.

Të ngjashme

Të fundit