11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

ShBA: Gjykata e Lartë mban në fuqi për të paktën disa muaj kufizimet për azilkërkuesit

- Advertisement -

Presidenti Joe Biden tha se Gjykata e Lartë nuk do të vendosë deri në qershor për një urdhër ekzekutiv nga koha e pandemisë që lejon zyrtarët amerikanë të dëbojnë me shpejtësi imigrantët e kapur në kufirin SHBA-Meksikë. Urdhëri Ekzekutiv i njohur si Titulli 42, u miratua gjatë administratës Trump dhe është kundërshtuar nga presidenti Joe Biden. Materiali në vijim sjell detajet.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi të mbajë në fuqi urdhrin, i njohur si Titulli 42, që mundëson dëbimin e menjëhershëm të imigrantëve të kapur në kufirin SHBA-Meksikë.

Presidenti Biden reagoi pas vendimit të gjykatës.

“Gjykata me sa duket nuk do të vendosë deri në qershor dhe ndërkohë ne duhet ta zbatojmë urdhërin. Megjithatë mendoj se ka ardhur koha t’i jepet fund zbatimit të tij”, u tha presidenti Biden gazetarëve.

“Titulli 42”, si bazë për të cilin është përdorur një ligj për shëndetin publik i vitit 1944, u miratua gjatë administrës Trump, në fillim të pandemisë.

“Vendimi i gjykatës do të thotë se administrata Biden nuk do të jetë në gjendje të anulojë urdhërin ekzekutiv, përmes së cilit u kthyen më shumë se 2 milionë njerëz që dëshironin të kërkonin azil në Shtetet e Bashkuara. ‘Titulli 42’ është një politikë e lidhur me shëndetin publik dhe ligji ka mbetur në fuqi me arsyetimin e parandalimit të përhapjes së virusit ‘COVID-19’. Administrata Biden ishte e përgatitur t’i jepte fund asaj politike, por vendimi i Gjykatës së Lartë do të thotë se urdhëri ekzekutiv mbetet në fuqi”, vlerëson Mark Sherman nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Aktivistët mbi çështje të imigracionit ngritën padi për t’i dhënë fund politikës, duke thënë se ajo bie ndesh me angazhimet amerikane dhe ndërkombëtare ndaj të gjithë atyre që largohen nga vendet e tyre për t’i shpëtuar persekutimit. Ata kanë argumentuar gjithashtu se urdhri tashmë është i vjetër, pasi nuk reflekton situatën aktuale lidhur me korovavirusin, situatë që tashmë është përmirësuar.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen në një kohë kur mijëra emigrantë janë mbledhur në anën meksikane të kufirit, duke mbushur vendstrehimet e përkohshme, e duke krijuar shqetësime mbi mënyrën e trajtimit të tyre në vazhdim. /VOA/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit