Ballina

‘SHBA e BE njëzëri’, Chollet e Escobarin presin Lajcak: Jemi në një linjë për Ballkanin

By GAZETA SCANNER 1

September 19, 2023

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe emisarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak pas takimit tha se është gjithnjë i dobishëm rikonfirmimi se ShBA-ja dhe BE-ja e kanë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor.