Xherdan Shaqiri është pjesë e dokumentarit të Kombëtares së Zvicrës, të quajtur “The Pressure Game”, ndërsa në pjesën e tij të katërt, të titulluar “Presioni i gjakut”, ishte radha për futbollistin kosovar.
Këtë e ka konfirmuar vet Shaqiri përmes një postimi.
Në një video të publikuar në Instagramin e tij, Shaqiri tregon për shumë ngjarje gjatë karrierës së tij me kombëtaren helvetike.