5.7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Shaqiri pas ndeshjes: Jemi të zhgënjyer, i kërkoj falje tifozëve

- Advertisement -

Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Portugezët triumfuan 6:1 ndaj Zvicrës në 1/8 e finales, duke dominuar totalisht ndeshjen, shkruan Gazeta Express.

Kësisoj, ka marrë fund edhe rrugëtimi i tre shqiptarëve që luajnë për Zvicrën, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit.

Shaqiri pas ndeshjes u shpreh shumë i zhgënjyer dhe u kërkoi falje tifozëve.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Në emër të ekipit, u kërkoj falje të gjithë tifozëve që nuk arritëm të bënim paraqitjen tonë të zakonshme. Ne kemi plane të mëdha. Por ky është futbolli, herë pas here tregohen limitet. Kështu ishte edhe sot. Ne e humbëm lojën në pjesën e parë dhe më pas duhet të ndiqet rezultati. E përgëzoj Portugalinë për golat, por rezultati ishte padyshim shumë i lartë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit