Sport

Shaqiri: Kombëtares së Kosovës i nevojitet ambient dhe stadium më i mirë

By GAZETA SCANNER 1

November 18, 2023

Kosova barazon me Zvicrën, përfundon ëndrra për kualifikim

Zvicra dhe Kosova kanë barazuar me rezultat 1:1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ani se kishte raste nga dy anët.

Në pjesën e dytë, Zvicra kaloi në epërsi me anë të Ruben Vargas, në minutën e 47’.

Kosova e gjeti golin e barazimit me anë të Muhamet Hysenit, në minutën e 82’.

Pas ndeshjes ka folur ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

“Kosova ka pasur më shumë fansa se ne. Djemtë kanë bërë maksimumin, ne kishim më shumë topin, morën një barazim. Kosova ka një të ardhme shumë të mirë me lojtarë si Bekaj që kanë kualitet. Duhet që Kosova të ketë ambientin e mirë, ashtu sikur te Shqipëria dhe mund të arrihet shumë”, tha Shaqiri pas ndeshjes pwr Art Motion.

Pas nëntë xhirove në Grupin I, Kosova ka grumbulluar 11 pikë dhe renditet e katërta – kurse Zvicra është e dyta me 17 pikë.

Nga ky grup kualifikimin kanë siguruar Rumania dhe Zvicra. Rumunët janë liderë me 19 pikë.

Kosova ciklin kualifikues e mbyll të martën, me ndeshjen ndaj Bjellorusisë.