Shaqir Totaj: Nuk do të kandidoj për kryetar të PDK’së, jam i përqendruar në Prizren

- Advertisement -

Pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga kreu i PDK’së, tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat potencial që mund ta pasojnë atë në drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Një prej emrave të përmendur është edhe ai i kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Megjithatë ai në një përgjigje për Gazetën Express ka mohuar se ka interesim për pozitën e të parit të PDK-së, duke thënë se përqendrimi i tij mbetet në Prizren.

“Jo nuk do te jem kandidat për Kryetar te PDK-së ! Përqendrimi im mbetet Prizreni, dhe puna për realizim te premtimeve qe i kam dhanë elektoratit qe me kanë përkrah”, ka deklaruar Totaj për Express.

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje të mërkurën pas një mbledhjeje të partisë.

Të ngjashme

Të fundit