Vetëm me përkushtim dhe lidership të fortë mund t’i japim fund stagnimit dhe ta kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit.
Kështu ka thënë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala gjatë takimit të me strukturat e PDK-së në Komoran të Drenasit.
“U bashkuam në Komoran me kandidatët për deputetë e me anëtarët e strukturave qendrore të PDK-së për të shprehur mbështetjen dhe unitetin për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën. Para mbështetësve të PDK-së, mesazhi im ishte i qartë dhe i drejtpërdrejt – vetëm me përkushtim dhe lidership të fortë mund t’i japim fund stagnimit dhe ta kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit. Kosova meriton më mirë. #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.